2012 2009
Dr. Adrian Helmsley, pjesë e një ekipi gjeofizik mbarëbotëror që heton efektin në tokë të rrezatimit nga stuhitë e paprecedentë diellore, mëson se bërthama e tokës po nxehet. Ai paralajmëron presidentin e SHBA-së Thomas Wilson se korja e tokës po bëhet e paqëndrueshme dhe se pa përgatitjet e duhura për të shpëtuar një pjesë të popullsisë së botës, e gjithë raca është e dënuar. Ndërkohë, shkrimtari Jackson Curtis ndeshet me të njëjtin informacion. Ndërsa liderët e botës garojnë për të ndërtuar "arka" për t'i shpëtuar kataklizmës së afërt, Curtis përpiqet të gjejë një mënyrë për të shpëtuar familjen e tij. Ndërkohë, shpërthimet vullkanike dhe tërmetet e fuqisë së paparë bëjnë kërdi në mbarë botën.